Historia e tyre nisi fiks pas përfundimit të aventurës në “Big Brother VIP Kosova 4”, dhe vetëm pak ditë më parë, ata dolën hapur si çift në eventin e Londrimit, duke u dhënë fund thashethemeve. Por duket se romanca e re ka nevojë edhe për pak hapësirë personale, pasi dyshja po e kalon këtë fundjavë gjeografikisht të ndarë nga njëri-tjetri.
Aurora ka vendosur të shijojë rrezet e diellit duke pushuar në Ulqin. Bukuroshja shfaqet mjaft tërheqëse në rrjetet sociale me një fustan të verdhë veror që i nxjerr në pah linjat, duke marrë vëmendjen e ndjekësve.
Nga ana tjetër, Kushtrimi ka zgjedhur të shijojë jetën e natës në Prishtinë, duke dalë mbrëmë në Zone Club. Sigurisht, miqtë e tij nuk mund ta lënë pa e ngacmuar për këtë dalje “solo”. Shoku i tij ka postuar një foto të Kushtrimit mes turmës duke pirë cigare me mbishkrimin me humor: “Lajmi i fundit: Kushtrim Kelani shihet në Zone pa Aurorën”.
Ajo që i shton një detaj interesant kësaj situate është vetë lokacioni ku po festonte ish-banori. Për ata që e mbajnë mend, ishte pikërisht Zone Club vendi ku Prive By Liberta Spahiu solli ekskluzivisht pamjet e para të puthjes mes çiftit, javë më parë para se ata të zyrtarizonin gjithçka. Pra, Kushtrimi u rikthye në “vendin e krimit”, por këtë herë pa partneren e tij në krah. Mbetet për t’u parë se si do të bashkohet sërish dyshja pas kësaj fundjave ku secili po shijon qejfin në mënyrën e vet.




