Aurela Gaçe së shpejti me këngë të re

Aurela Gaçe shumë shpejt do të publikojë këngën e re, për të cilën ndau disa detaje në postimin e saj të fundit të bërë në Instagram.

‘Veten dua gjallë’ do të titullohet projekti i cili mendohet se është punuar edhe me videoklip, ndryshe Gaçe nuk dha datën e saktë të publikimit të këngës.

Kujtojmë se në muajin gusht ishte lansuar video-klipi i fundit nga Aurela i cili ishte pëlqyer mjaft nga publiku.