Aung San Suu Kyi kërkon hedhjen poshtë të rastit për gjenocid

Liderja de facto e Mianmarit, Aung San Suu Kyi u ka bërë thirrje gjyqtarëve të Gjykatës Ndërkombëtare që të hedhin poshtë akuzat për gjenocid kundër myslimanëve Rohingya, duke thënë se sistemi i drejtësisë së këtij shteti duhet ta trajtojë fillimisht këtë çështje.

Gambia ka akuzuar Mianmarin për gjenocid pas dëbimit të më shumë se 730,000 myslimanëve Rohingya nga Mianmari dhe i ka kërkuar Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë që të parandalojë masat tjera të dëmshme.

Dikur ikonë e demokracisë, sot në gjyq për gjenocid

Mirëpo Suu Kyi, e cila ka mohuar gjenocidin, ka thënë se gjykata e Kombeve të Bashkuara nuk ka juridiksion mbi këtë çështje.

Gjyqtari, Abdulqawi Yusuf, ka thënë se një panel prej 17 gjqytarësh do të marrë një vendim “sa më shpejt që është e mundur” mirëpo nuk ka dhënë datë specifike.

Më shumë se 730,000 myslimanë Rohingya janë larguar nga Mianmari për në Bangladesh pas sulmeve të ushtrisë.

OKB: Ushtria e Mianmarit “duhet të përballet me akuza për gjenocid“

Sulmet ushtarake kundër myslimanëve Rohingya në Shtetin Rakhine kanë nisur në gusht të vitit 2017, pas sulmeve të përgjakshme të militantëve Rohingya.

Hetuesit e Kombeve të Bashkuara kanë thënë se rreth 10,000 persona mund të jenë vrarë.

Mianmari, që njihet edhe si Birmani, është vend me shumicë budiste.

Loading...