Aung San Suu Kyi dënohet me pesë vjet burg për korrupsion

Një gjykatë në Mianmar, më 27 prill, dënoi udhëheqësen e rrëzuar civile Aung San Suu Kyi me pesë vjet të tjera burg për korrupsion.

Në këtë pjesë të gjykimit, 76-vjeçja fituese e çmimit Nobel për Paqe u akuzua për marrjen e një ryshfeti prej 600,000 dollarësh dhe më shumë se njëmbëdhjetë kilogramë ar nga një ish-zyrtar i rajonit Jangon.

Ajo i mohon të gjitha akuzat.

Aung San Suu Kyi u rrëzua në një grusht shteti në shkurt të vitit 2021 dhe që atëherë ka qenë në burg.

Në procesin gjyqësor kundër saj, më herët, ajo ishte dënuar me gjashtë vjet burg.

Sipas Shoqatës për ndihmë ndaj të burgosurve politikë, organizatë kjo joqeveritare lokale, në grusht shtetin më 1 shkurt të vitit 2021, forcat e sigurisë së Mianmarit vranë më shumë se 160 protestues dhe arrestuan rreth 13.000 njerëz.