Aubameyang në telashe tek Arsenal – Xavi e dëshiron në janar te Barcelona

Trajneri spanjoll, Xavi Hernandez, raportohet se ka një pëlqim të madh për sulmuesin e skuadrës së Arsenal, Aubameyang.

Ky i fundit ka pasur disa telashe me klubin së fundmi dhe zërat që kërkojnë t’i hiqet shiriti i kapitenit janë rritur.

Ylli nga Gaboni ka gjasat e mëdha që të largohet nga Arsenal. ‘El Nacional’ raporton se Xavi e dëshiron lojtarin te Barca qysh në janar, transmeton lajmi.net.

Nga Britania e Madhe në anën tjetër raportojnë se lojtari është i hapur që të largohet nga ‘Emirates’.

Mbetet të shihet nëse Barcelona dhe Arsenal do të kenë një marrëveshje mes vete për kartonin e Aubameyang.