Atmosferë e bukur e Festës së Fenerëve

Atmosfera festive mbizotëron në tërë Kinën, me vendosjen e fenerëve dhe të instalacioneve të dritave për të mirëpritur Festën e Fenerëve.

Kjo festë tradicionale mbi 2000-vjeçare, që bie në ditën e 15-të të muajit të parë sipas kalendarit hënor kinez, shënon përfundimin e kremtimeve për Festën e Pranverës.

Sivjet Festa e Fenerëve bie më 15 shkurt. Ajo festohet zakonisht nëpërmjet vendosjes së fenerëve të kuq prej letre të të gjitha formave e përmasave, të zbukuruar me dizanje krijuese.

Grupi Mediatik i Kinës do të shfaqë Galanë e Festës së Fenerëve, që do të përmbajë temat e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, të fluturimeve hapësinore të Kinës dhe të futbollit kinez të femrave.