Atletico rivalizon Interin dhe Romën, bën tjetër lëvizje drejt Dybala

Atletico Madrid po bën lëvizjet e fundit drejt Paulo Dybala.

Skuadra madrilene ka qenë në mesin e skuadrave të interesuara për Dybala qysh nga janari i kaluar.

Së fundmi, ‘Rojiblancos’ kanë bërë edhe lëvizjen e fundit drejt lojtarit, transmeton lajmi.net.

Kjo lëvizje rivalizon Romën dhe Interin që shihen si skuadrat më afër nënshkrimit të lojtarit.

Lojtari pritet të marrë vendimin e tij për të ardhmen gjatë këtyre ditëve.

Ai u largua nga Juventus pas shtatë viteve me ‘Zonjën e Vjetër’.