Atletico rivalizon Barcën, vihet pas Soler

Atletico Madrid mund ta rivalizojë Barcelonën në merkaton e verës.

‘Rojiblancos’ janë duke bërë planet e tyre për t’i kompletuar disa përforcime gjatë merkatos së verës.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, skuadra e Diego Simeone po e dëshiron yllin e Valencia, Carlos Soler, përcjell lajmi.net.

Thuhet madje se Atleti kanë nisur negociatat me skuadrën e Valencia, për objektivin e Barcelonës.

Mesfushori është dëshirë ekskluzive e Diego Simeone.

Barca në anën tjetër thuhej të kishte marrëveshje në parim me lojtarin, por gjithçka për transferimin e tij duket se varet nga Frenkie de Jong.