Atletico Madridi hap bisedimet Tottenhamin për Reguilon

Atletico Madrid ka hapur bisedimet me Tottenhamin për mbrojtësin Sergio Reguilon.
“Los Colchoneros” janë të interesuar për lojtarin i cili me shumë gjasë do të largohet nga Spurs, pasi nuk bën pjesë në planet e Antonio Contes.

Largimi i Renan Lodit gjithashtu mund ta përshpejtojë procedurën e afrimit të spanjollit në Madrid, transmeton lajmi.net.

Vlera e Reguilon në tregun e transferimeve është 25 milionë euro.

Ai ka kontratë me Tottenhamin deri në vitin 2025.