Joao Felix së shpejti mund të largohet nga ‘Civitas Metropolitano’.
Atletico Madrid ka vendosur në treg sulmuesin Joao Felix pasi klubi duhet të mbledhë fonde në mënyrë që ata të mund të forcojnë skuadrën e tyre.
‘Cadena SER’ raporton se Atleti dëshiron të sjellë një mbrojtës të djathtë, një qendërmbrojtës dhe një mesfushor pasi u largua nga Europa këtë javë.
Manchester United vazhdon të jetë i interesuar për portugezin, por nuk ka gjasa të përputhet me ofertën e tyre prej 125 milionë eurosh nga vera e kaluar.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh me të ardhmen e yllit portugez.