Renan Lodi ka pësuar një dëmtim në muskujt e tij dhe nuk dihet se sa do të mungojë.
Atletico Madrid ka njoftuar përmes një deklarate se Lodi ka pësuar një dëmtim në kofshën e tij të djathtë, përcjell lajmi.net.
“Braziliani iu nënshtrua testeve radiologjike që kanë konfirmuar dëmtimin e muskujve në kofshën e djathtë”, është shkruar në njoftimin zyrtar.
Ecuria e tij e rikuperimit do të tregojë se sa shpejt do të kthehet.
Ai mund të humbasë një nga ndeshjet kryesore për ‘Los Colchoneros’ këtë sezon, atë ndaj Barcelonës më 8 maj.



