Atletico Madrid arrin marrëveshje me Dembele

Atletico Madrid ka arritur marrëveshje personale me sulmuesin e Lyon, Moussa Dembele, dhe se marrëveshja përfundimëtare mes klubeve është afër, transmeton lajmi.net.

Sipas gazetarit italian, Fabrizio Romano, Dembele tek Atletico është punë e kryer. Lojtari tashmë ka arritur marrëveshje me “Los Colchoneros”, tani mbetet vetëm marrëveshja me Lyon.

Sipas gazetarit, fillimisht Dembele do të huazohet në “Wanda Metropolitano” per gjashtë muaj, me opsion blerje klauzola e së cilës kap shifrën e 33 milionë euro. Opsionet e tjera si Arkadiusz Milik dhe Willian Jose nuk janë më të mundura./Lajmi.net/