Ateroi avioni i parë me vaksinat “Sinovak” – tjerat priten brenda ditës

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit ka ateruar avioni i parë me vaksinat “Sinovak”, të cilat vendi ynë i bleu nga Kina.

Gjatë ditës, siç njoftoi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe pritet të arrijë edhe sasia tjetër e vaksinave, ku gjithsej janë 500.000.

Ka falënderuar Kinën për angazhimin që të kjo sasi i vaksinave të arrijë në Maqedoninë e Veriut./TV21