Atentat me kallashnikov në Vlorë, ndërron jetë 40-vjeçari

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur paraditen e sotme, në qytetin e Vlorës. Ngjarja ka ndodhur te Bishti i Kalldrëmit, në unazën e qytetit. Disa persona kanë qëlluar me kallashnikov në drejtim të një makine BMW dhe për pasojë, 40-vjeçari Bledar Birçaj, pronar i një lokali, ndërroi jetë në spital.

Policia është në ndjekje të një automjeti.

Njoftimi i policisë shqiptare:

Në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, në rrethana ende të paqarta është qëlluar me armë zjarri në drejtim të automjetit tip” BMW” me drejtues shtetasin B. B rreth 40 vjeç ,i cili si pasojë e plagëve të marra është transportuar në spitalin e Vlorës, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Vlorë, të Komisariatit të Policisë Vlorë po krehin zonën si dhe janë ngritur pika kontrolli me qëllim kapjen e autorit./A2CNN