Atdhetari dibran nga Nju Jorku: Urime Albin, urime Vjosa!

Më vjen mirë që Vetëvendosja fitoi bindshëm në Kosovë. Më vjen mirë që partitë që u përkrahën nga Vuçiqi dhe Ahmeti humbën zgjedhjet. Urime fitoren Albin Kurti e Vjosa Osmani, ju priftë e mbara me fitore të madhe tani edhe në Shqipëri.

Ne shqiptarët e Maqedonisë, pa marë parasysh a jemi në vendlindje a në diasporë, tani presim fitore të bindshme edhe në Maqedoninë tonë të koalicionit ASH-AAA, që të mos mbetemi jashtë ndryshimeve të mbara që kanë filluar prej Amerike, me fitoren e Xho Bajdenit, e vazhduan edhe në Kosovë me Vjosën e Albinin.

(Musa Paçuku, ish kryetar i Shoqatës Atdhetare Dibra në New York)