Atdhe Xheravina shfaqet në krahët e një vajze misterioze

Atdhe Xharavina ishte njëri nga konkurrentët e sezonit të dytë në “Për’Puthen”.

Edhe pas daljes nga ky spektakël, ai vazhdon të jetë mjaft aktiv me postime në rrjetet sociale, shkruan lajmi.net.

Ndaj shpesh, veprimet e Adheut marrin vëmendjen e publikut dhe mediave rozë.

Ai shumë herë është përfolur për lidhje të reja me fytyra të ndryshme publike.

E së fundi ish-konkurrenti është shfaqur në krahët e një vajze.

Nëse ajo është ndonjë fanse, apo e dashura e Atdheut nuk është bërë e ditur edhe pse ata shfaqen shumë e afërt me njëri tjetrin.