Odegaard kaloi te “Topçinjtë” në verë nga Real Madrid për afro 35 milionë euro, transmeton lajmi.net.
Pavarësisht që është vetëm 22 vjeç, Odegaard ka eksperiencë të madhe në Evropë, ngase ka luajtur në top divizionet e Holandës, Spanjës deh Anglisë, derisa ka bërë edhe 39 paraqitje për Kombëtaren e Norvegjisë.
I pyetur për dy mbrojtësit më të vështirë, ish ylli i Realit zgjodhi dy personat që vlerësohen si më të mirët në botë.
“Kjo është e vështirë, sigurisht duhet ta përmend Sergio Ramos, kam luajtur kundër tij disa herë në Spanjë”.
“Gjithashtu Virgil van Dijk, luajta kundër me Kombëtaren, pra do thosha për këta të dy. Ata ishin të fortë”.
Dje, Kombëtarja e Norvegjisë me humbjen e pësuar nga Holanda, u eliminuan nga Kupa e Botës.