Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj varrosen sot

Astrit Ademaj dhe Blerand Kadrijaj, që u vranë të mërkurën në qytetin e Pejës, do të varrosen sot.

Astrit Ademaj që ishte kandidat i PDK-së për Pejën për zgjedhjet e 17 tetorit do të varroset sot në orën 14:00 në fshatin Katundi i Ri në Pejë, ndërkohë ish-kandidatit të PDK-së për Deçan Blerand Kadrijajt do t’i jepet lamtumira e fundit në Rastavicë të Deçanit.

Dy zyrtarët e PDK-së mbetën të vdekur pas një incidenti me armë zjarri që ndodhi të mërkurën mbrëma, derisa i plagosur ka mbetur vëllai i Astrit Ademajt.

Ky i fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa sot pritet t’i caktohet masa e paraburgimit pasi pas intervistimit i njëjti është cilësuar si i dyshuar në këtë rast.

Motivet e kësaj vrasje të dyfishtë që e tronditi Pejën nuk dihen akoma, njofton Klankosova.tv.