“AstraZeneca-s” i kaloi afati i skadencës, ky është vendi që do të asgjësojë rreth 16 mijë doza

Më shumë se 16 mijë doza të vaksinës AstraZeneca kanë skaduar dhe do të asgjësohen nga autoritetet në Malavi, vendi më i vogël dhe i varfër në Afrikën e Jugut. Vaksinat mbërritën atje rreth tre javë më parë.

Nga 102,000 doza të dërguara në vend nga Bashkimi Afrikan, rreth 16,400 nuk u përdorën dhe skaduan dje, shpjegoi Ministri i Shëndetësisë i Malavi, Charles Muansabo.

Ai shtoi se nga 530,000 doza të përgjithshme që vendi ka marrë përmes programit COVAX, 46% e vaksinës AstraZeneca është përdorur deri më tani nga Qeveria e Indisë dhe Bashkimi Afrikan.

“Ne kemi përdorur shumicën e vaksinave të dërguara nga Bashkimi Afrikan. Kishin mbetur vetëm 16,400 doza të papërdorura dhe të cilat tani do të asgjësohen sepse skaduan dje”, tha ai.

Që kur fushata e imunizimit filloi në mars, autoritetet Malavi kanë vaksinuar vetëm 300 mijë, pra 60% e popullsisë.

Kujtojmë se ditën e djeshme Danimarka ishte vendi i parë që ndaloi përgjithmonë përdorimin e vaksinës “AstraZeneca”.

Top Channel