Assesi të shuhen flakët në rajonin e Sarajit, zjarre ka edhe në pjesë të tjera të Maqedonisë

Zjarri ende është aktiv në Komunën e Sarajit. Në fshatrat Bukoviq dhe Raoviq zjarri ka kapluar një pyll të përzier, ndonëse dje u shuan të gjitha vatrat e zjarrit. Qendra për Menaxhimin e Krizave informoi se 17 tonë ujë janë hedhur në pyll dje, por zjarret assesi të shuhen.

E si mbështetje u bashkëngjit edhe helikopteri malazez i cili në 12 raste hodhi sasi të madhe uji. Por, ka me siguri bëhet fjalë për tokë specifike e cila, që përkundër 17 tonëve ujë që dje u hodhën në këtë zjarr, nuk u arrit të shuhet plotësisht”, tha Nadica Vëçkova, zëdhënëse e QMK-së.

Ende ka zjarr mes fshatrave Barovë dhe Veshje në Komunën e Demir Kapisë. Atje ende po digjet pylli i përzier me kërcell të ulët, ndonëse dje ishte vënë nën kontroll. Nga sot në mëngjes, në terren intervenojnë zjarrfikësit nga Negotina, nga ekonomia pyjore Demir Kapi, si dhe një grup i popullatës vendase.

Zjarr aktiv ka edhe në fshatin Melniçanii Epërm, në Komunën Qendër Zhupë. Që nga mëngjesi i sotëm aty janë përfshirë dy helikopterë, për shkak të përhapjes së zjarrit, i cili deri më tani ka djegur mbi 15 hektarë pyll ahu me kërcell të lartë. E në shuarjen e tij janë përfshirë më shumë se 100 persona si zjarrfikës, oficerë policie dhe të punësuar në Pyjet kombëtare dhe komunë. QMK informoi se zjarr ka përsëri në zonën e fshatrave Rakle, Nikodin dhe Toplica në Komunën e Prilepit. Krahu nga fshati Rakle drejt fshatit Kërstec është në zjarr, e herët në mëngjes u dërguan në terren një makinë zjarrfikëse dhe katër zjarrfikës, si dhe pesë të punësuar nga ekonomia pyjore e Prilepit. Zjarri është në terren vështirë të kalueshëm. Zjarret tjera në të gjithë vendin janë vënë nën kontroll.