Shkruan: Nexhat Bexheti
Akoma pjesërishtë është në funksion tek ne sistemi edukativo arsimor forma e mësimeve dogmatike
nga vitet e 40 pas luftës. Të kërkohet që menjëherë të braktiset, sepse ky model është i trashëguar
nga sistemi shkollor Sovjetik edhe ate nga ana e reformatorit Edward Kardelj në kohën e reformave
të mësimeve shkollore të Jugosllavisë . Ky sistem i atëhershëm ka qenë i dedikuar me qëllim që të
ngritë dhe të reprodukojë kuadro administrative pasi ka patur mungesë në atë kohë dhe
njëkohësishtë të ngritet ideologjia komuniste që të ndikojë në ruajtjen e Vëllezërim Bashkimit
mbrenda republikave Jugosllave. Ky sistem shkollimi ishte i arsyeshëm për shtetet relativisht të
mëdhaja dhe me shumë republika.
Në kushtet e pluralizmit ky koncept është i tejkaluar dhe i vjetruar demode nuk jepë përgjigje për
sfidat e kohës për një përparim të cilin e kërkon shoqëria për t’u integruar në proçeset tekniko
teknologjike, dhe në pjesëmarjen e ndarjes ndërkombëtare të punës. Prandaj ky sistem duhet të
braktiset sa më shpejtë nga sistemi juridiko legjislativ- kushtetues, si kategori obliguese shkollim të
domësdoshëm të popullatës. Sepse do të gjenerojë vazhdimishtë kriza të mëdhaja në mos gjetjen
metodave optimale të modeleve progresive kur është e çfaqur edhe inteligjenca artificiale,prandaj
duhet shteti sa më shpejt që në programet arsimore të inkorporojë metodat aktuale të cilat janë
zbuluar.Me këta metoda të reja do t’a ndryshojnë gjendjen socio ekonomike e cila me siguri do t’a
favorizojë suksesesin pozitiv,format e reja të programeve mësimore e kushtëzojnë zhvillimin ekonomik
të vendit.
Me këtë sistem shkollor tek ne janë profiluar për afërsisht një e treta e të diplomuarëve me njohuri
ekonomiko-juridike në frymën teorike pa përvoja konkrete praktike. Po ata kuadro do të presën
inkuadrim në sektorin shtetëror në agjencinë për punësime ,administrata vuan nga administratorët e
stërmbushur me këto kuadra mbeturina të tepricave teknologjike.Kjo do t’i gjeje edhe të
posadiplomuarit administratv që do të presin disa vite për t’u inkuadruar në vende pune adekuate duke
pritur gradualisht i humbin dituritë e aritura gjatë studimeve dhe nuk e ndjekin trendin e
kohës.Sedimentohen në inteligjencë pasive dhe gradualishtë e harojnë shkrim leximin, në rethin social
reflektojnë skepticizëm për shkollimin e gjeneratave të reja.
Janë bë përpjekje për të dalë nga ky kaos i shkollimit , janë bë reforma të gabueshme pasi nuk e kanë
braktisur gjenezën ideore të këti sistemi të vjetruar, me prerje sipërfaqësore nuk është aritur deri te
palca e trungut, dhe trungu përsëri ka gjeneruar të njejtat modele.
Nuk u aplikua sistemi mësimor tekniko-aplikativ,që të ndikohet direkt në proçeset Tekniko-Teknologjike.
Ky sistem si model, tërësisht duhet të largohet nga përdorimi, dhe të kopjohet sistemi shkollor i
Zvicrës, pasi që ky sistem është kompatabil për kushtet e popullatës dhe konfiguracionit
gjeodemografik, sepse tek ne mungon profili i ekspertëve zejtarë dhe teknikë, të cilët do të marin pjesë
direkt në zhvillimin ekonomik, në prodhim dhe direktë do ta ngritin proçesin tekniko teknologjik.
Qenësore është se ky profil do t’iu përgjigjt direktë nevojës së kohës e cila ka domosdoshmëri që t’i
eksploatojë dhe ti vënë në bashkveprim reciprok resurset humane me resurset natyrore për eksploatim
dhe njëkohësishtë të bëjë lidhjen në mes tyre për të prodhuar të mira, të cilat indirektë e ngritin
standardin jetësor njëkohësisht e inkuadrojnë edhe pjesën tjetër pasive në prodhim.
Momentalishtë eshaloni i kuadrit me shkollim të mesëm është jashtë proçeseve prodhuese, apo i
punësuar në vende të gabuara dhe e këputë verigën zhvillimore.
Në vendet Europiane këto kuadro zejtaro teknik paraqesin kurizin zhvillimor të ekonomisë, spse proçesi i
prodhimit fillon nga këta poashtu edhe mirëmbatjen e organizon ky kuadër.
Nexhat Bexheti