Lajme “Asnjë shqiptar nuk do të mbesë këtu”, maqedonasi nga Manastiri ofendon shqiptarin...

“Asnjë shqiptar nuk do të mbesë këtu”, maqedonasi nga Manastiri ofendon shqiptarin (VIDEO)

Gjatë ditës së djeshme, në Manastir, një qytetar maqedonas ofendon shqiptarin i cili po e filmon gjithë ngjarjen.

“Këtu asnjë shqiptarë nuk do të mbesë”, i thotë maqedonasi Albin Serifovit.

Të tjerëve ai u thotë të kenë kujdes dhe të mos ndërhyjnë dhe detyron incizuesin të ndalë filmimin.

Pritet të shihet nëse organet kompetente do të reagojnë kundër gjuhës së urrejtjes që është e dënueshme sipas Kodit Penal.