Asnjë rezultat nga takimi në Sofje mes Osmanit dhe Zaharievës

Nuk e di çfarë perceptimi keni për BE-në, por ai nuk funksionon si Jugosllavia. Funksionon në mënyrë tjetër.” Këtë ua kemi thënë politikanëve të Shkupit që nga viti 2019. Bullgaria nuk do të tërhiqet nga presioni i askujt dhe kjo mendësi duhet të merr fund! Ne kemi interes të punojmë me BE-në, me SHBA-në, me shtetet e Ballkanit Perëndimor që të gjejmë zgjidhje për çështjet e hapura- deklaroi Ekaterina Zaharieva, Ministre e Jashtme e Bullgarisë.

Kryediplomatja bullgare, Ekaterina Zaharieva u shpreh e prerë se Maqedonia e Veriut nuk mund t’i fillojë negociatat me BE-në pa i plotësuar kushtet e Bullgarisë. Këtë koment Zaharieva e bëri vetëm një ditë pas takimit me Ministrin e Jashtëm, Bujar Osmani në Sofje. Gjatë takimit në fjalë nuk u harmonizua Plani aksionar e as nuk u caktua datë për konferencën dypalëshe ndër-qeveritare, ndonëse paraprakisht Osmani kishte thënë se mbeteshin për t’u definuar vetëm disa çështje teknike.

Zv/kryeministri bullgar, Karakaçanov përsëriti kërkesën ndaj Shkupit që t’i jep fund gjuhës së urrejtjes.

VMRO nuk e ka ndryshuar politikën dhe nuk do ta ndryshojë. Maqedonia nuk do të hyjë në BE nëse nuk e korrigjon politikën anti-bullgare. VMRO-ja nuk do t’i lejojë politikanët bullgarë ta gëlltisin politikën anti-bullgare të Shkupit, pavarësisht kush mundohet të na bind- pohoi Krasimir Karakaçanov, Ministër i Mbrojtjes i Bullgarisë.

Ndryshe, sot dhe nesër mbahet takimi online i Komisionit të përbashkët të historisë, gjatë të cilit ishte pritet të diskutohet çështja e Goce Dellçevit dhe librat e historisë për klasën e shtatë./ALSAT