Asnjë hetim për bisedat e përgjuara, Prokuroria: S’kemi denoncim nga liderët

Para më shumë se një muaj, u paraqitën regjistrimet audio nga takimet mes liderëve të LSDM-së dhe VMRO-DPMNE-së në kanalin YouTube. Më 9 maj u publikuan “bomba” për Hristijan Mickoskin. Të nesërmen ose më 10 maj u publikuan biseda të Zoran Zaevit.

Materialet janë ende në dispozicion në internet. Mickoski bisedon me Zoran Milevski – Kiçeec i dënuar në “Reket”, ndërsa Zaev me Aleksandar Verushevskin djalin e Zoran Verushevskit. Megjithëse bisedimet janë në dispozicion të publikut, prokuroria nuk ka asnjë hetim – as se kush i ka publikuar ato, as për përmbajtjen e bisedimeve midis Zaevit dhe Mickoskit.

Pranë Prokurorisë publike nuk ka ardhur ndonjë denoncim për publikim të bisedave për të cilat interesoheni. Nëse ndonjë person ka qenë viktimë e incizimit dhe publikimit të bisedës, këtë është dashur ta denoncoj pranë Prokurorisë – njoftojnë nga Prokuroria.

Për momentin, Prokuroria nuk ka hapur hetim për këto dy raste. Por, kjo nuk është hera e parë që të publikohen biseda të takimeve në internet. Vitin e kaluar në dhjetor u publikuan biseda në të cilat bënte pjesë Orce kamçev e që kishin lidhje me rastin “Reket” dhe raportin e biznesmenit me familjen Zaev. Kësaj i parapriu edhe publikimi i një pjese të provave të rastit “Reket” në gazetën djathtiste italiane. Në të gjitha rastet, Prokuroria nuk ka zbuluar kush, prej ku dhe pse publikon biseda publikisht në internet.