Shkruan: Besim Mati Dogani
Më hidhni pak dritë mbi ngjarjet e sotme ju lutem!
A është e vërtetë që pasi kryetarja e Komisionit Evropian kishte garantuar që gjuha maqedonase do jetë gjuhë zyrtare e BE deputetët shqiptarë kishin duartrokitur deri në bajalldi këtë të arritur të koalicionit qeverisës?
A është e vërtetë që asnjë deputet shqiptar nuk kishte shpalosur së paku një pankartë ku shkruhet “JO 20% por shqiptarë dhe gjuhë shqipe”?
A është e vërtetë se asnjë deputet që flet “gjuhën 20%” nuk kishte kërkuar fjalë e të thotë se nuk do të ketë mbështetjen e tyre asnjë ndryshim i cili nuk i njeh shqiptarët dhe gjuhën shqipe?
A është e vërtetë se askush nuk ia ka treguar kryetares së Komisionit Evropian se këtu me mijëra vite flitet dhe jetohet shqip? A nuk ia ka treguar askush këto të vërteta për të cilat të gjithë në Maqedoninë e Veriut janë të shurdhër e të verbër?
Apo përsëri do të më thoni tash nuk është koha të hapen këto tema dhe mos na i pengo integrimet evropiane?
*postim në facebook