ASK: Keqpërdorim i masave të ndjekjes

Ndërkohë, zërat për një skandal të radhës, linden nga një deklaratë e vetë kryeministrit Mickoski, në kohën e tij në opozitë, ndërkohë që, vetëm 2 javë më parë, në një briefim me gazetarët, ANB pranoi dyshimet për një ndjekje të tillë. Megjithatë, në opinion, kjo u shpalos si përgjim klasik. Burimet tona informojnë se bëhet fjalë për keqpërdorim të masave operative, përfshi edhe disa masa për ndjekjen e komunikimeve, por nuk ka pasur përgjime. Sipas të dhënave, bëhet fjalë për aktivitete të ndërmarra në mënyrë të njëanshme dhe të fshehtë nga ana e një grupi të vogël dhe të mbyllur brenda ANB-së, përfshi përpunimin, hulumtimin, kontrollin si dhe aksionin operativ. Për këtë veprimtari, ASK-ja njoftoi se ka dërguar tri informacione në Prokurori, e cila sapo ka nisur hetimet. Pas kësaj, deputetët e komisionit për ndjekjen e punës së agjencive të sigurisë, me iniciativë kuvendore, kërkuan vizita pranë agjencive për më shumë informacione, gjatë periudhës 2019-2024, gjatë të cilës pretendohet se janë kryer këto keqpërdorime masash, në ndjekjen e dyshuar ndaj liderit të opozitës, funksionarëve të tjerë të lidhur me të, përfshi edhe gazetarëve e biznesmenëve. /Alsat.mk