ASH:Zgjedhjet e 12 prillit do ta sjellin ndryshimin e shumëpritur në vend (VIDEO)

Me shpërbërjen e Kuvendit, iu hap rruga zgjedhjeve të 12 prillit të cilat pa dyshim se do ta sjellin ndryshimin e shumëpritur në vend.
Partia shqiptare qeverisëse ka pasur më shumë se kohë të mjaftueshme për ta dëshmuar veten dhe për t’ju ndihmuar shqiptarëve të cilët për vite me radhë i trajtoi vetëm si vota për ta siguruar veten dhe asgjë më tepër.
Nuk mund të ndalemi tek njëra apo tjetra sferë në vendin tonë, sepse që të gjitha me vulën e BDI-së kanë dështuar. Duke filluar nga sistemi gjyqësor, arsimi, shëndetësia, ekonomia, ekologjia e shumë të tjera.
Populli nuk mund të manipulohet më sepse janë të vetëdijshëm se vetëm me BDI-në rastet e montuar politike ndaj shqiptarëve nuk marrin fund, ndërkaq fajtorët për keqtrajtimin e shqiptarëve me BDI-në gjithmonë mbesin të pa dënuar. Duke filluar nga ikja e Nikolla Gruevskit, mos arrestimi i Gordana Jankullovskës, mos dënimi i Trajko Veljanovskit për 27 prillin, lirimi i vrasësit të Almirit, deputetët e inkriminuar të BDI-së në vepra penale siç është rasti i Xhevat Ademit, Ejup Alimit janë vetëm disa nga rastet publike për të cilat populli e din se përgjegjës është vetëm BDI gjykatësit dhe prokurorët e instaluar të së cilës zbatojnë drejtësi selektive në vend.
BDI ka dështuar në aspektin ekonomik dhe zhvillimor, duke mbajtur rekordin historik të dështimeve në investime kapitale.
Pas daljes së ASH-së nga qeveria ndryshoi masa e shtesave për fëmijën e tretë sepse 50 % e familjeve që pranonin këtë ndihmë ishin shqiptar.
Ekonomia shënon rënie në vendbanimet shqiptare, përderisa papunësia e të rinjve në Maqedoninë e Veriut zë vendin e tretë në botë, ndërsa papunësia e shqiptarëve në vend është alarmante dhe larg përqindjes që kushtetuta e obligon gjë që rriti përqindjen e migracionit.
Agjencia për Rini dhe Sport si dhe Agjencia për Planifikim Hapësinor në nivel udhëheqës vazhdon të jetë me 0 % shqiptar dhe 100 % maqedonas. Gjykata supreme ka 88.9 % të punësuar maqedonas dhe 0% të punësuar shqiptarë. Enti Shtetëror për Statistika 90.1 maqedonas dhe vetëm 3.3% shqiptar, Instituti për Standardizim 100 % maqedonas dhe 0% të punësuar shqiptar. As drejtoritë e ministritë nuk respektojnë përfaqësimin adekuat të shqiptarëve ku përafërsisht nëse i mbledhim të gjitha, duke i futur edhe manipulimet me përkatësinë etnike del se vetëm afër 12% nga numri total i të punësuarve në administratën publike janë shqiptarë.
Fondet dhe subvencionet shtetërore zbatohen vetëm për pushtetarët. Derisa situata në arsim është rënduar aq shumë, sa BDI nuk arriti të sigurojë as shkolla e as arsim shqip në shumë vendbanime siç është Çashka, Bllaca, Idrizova, Vizbegu, Manastiri, Reçica e Vogël e të tjera.
Me vite premtohet zgjidhje e problemit me deponitë e egra dhe ajrin e papastër, furnizimi me ujë e kanalizim, infrastrukturë rrugore, spitale, shëndetësi e investime në bujqësi që asnjëherë nuk u realizuan, sepse po të ishin realizuar sot nuk do të flisnim ende për gjëra elementare që një shtet duhet t’ua sigurojë qytetarëve të vet.
Të nderuar, në interes të kohës, këto ishin vetëm disa nga pikat kryesore që demaskojnë dhe demantojnë çdo manipulim të BDI-së me publikun. Ditëve në vijim Departamentet e Aleancës për Shqiptarët do t’i bëjnë transparente të gjitha detajet e dështimeve të ministrive përkatëse.
Flakron Bexheti- Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët

Të nderuar, qytetarë! Të nderuara, media dhe gazetar. Me shpërbërjen e Kuvendit, iu hap rruga zgjedhjeve të 12 prillit të cilat pa dyshim se do ta sjellin ndryshimin e shumëpritur në vend.Partia shqiptare qeverisëse ka pasur më shumë se kohë të mjaftueshme për ta dëshmuar veten dhe për t’ju ndihmuar shqiptarëve të cilët për vite me radhë i trajtoi vetëm si vota për ta siguruar veten dhe asgjë më tepër.Nuk mund të ndalemi tek njëra apo tjetra sferë në vendin tonë, sepse që të gjitha me vulën e BDI-së kanë dështuar. Duke filluar nga sistemi gjyqësor, arsimi, shëndetësia, ekonomia, ekologjia e shumë të tjera. Populli nuk mund të manipulohet më sepse janë të vetëdijshëm se vetëm me BDI-në rastet e montuar politike ndaj shqiptarëve nuk marrin fund, ndërkaq fajtorët për keqtrajtimin e shqiptarëve me BDI-në gjithmonë mbesin të pa dënuar. Duke filluar nga ikja e Nikolla Gruevskit, mos arrestimi i Gordana Jankullovskës, mos dënimi i Trajko Veljanovskit për 27 prillin, lirimi i vrasësit të Almirit, deputetët e inkriminuar të BDI-së në vepra penale siç është rasti i Xhevat Ademit, Ejup Alimit janë vetëm disa nga rastet publike për të cilat populli e din se përgjegjës është vetëm BDI gjykatësit dhe prokurorët e instaluar të së cilës zbatojnë drejtësi selektive në vend.BDI ka dështuar në aspektin ekonomik dhe zhvillimor, duke mbajtur rekordin historik të dështimeve në investime kapitale.Pas daljes së ASH-së nga qeveria ndryshoi masa e shtesave për fëmijën e tretë sepse 50 % e familjeve që pranonin këtë ndihmë ishin shqiptar.Ekonomia shënon rënie në vendbanimet shqiptare, përderisa papunësia e të rinjve në Maqedoninë e Veriut zë vendin e tretë në botë, ndërsa papunësia e shqiptarëve në vend është alarmante dhe larg përqindjes që kushtetuta e obligon gjë që rriti përqindjen e migracionit.Agjencia për Rini dhe Sport si dhe Agjencia për Planifikim Hapësinor në nivel udhëheqës vazhdon të jetë me 0 % shqiptar dhe 100 % maqedonas. Gjykata supreme ka 88.9 % të punësuar maqedonas dhe 0% të punësuar shqiptarë. Enti Shtetëror për Statistika 90.1 maqedonas dhe vetëm 3.3% shqiptar, Instituti për Standardizim 100 % maqedonas dhe 0% të punësuar shqiptar. As drejtoritë e ministritë nuk respektojnë përfaqësimin adekuat të shqiptarëve ku përafërsisht nëse i mbledhim të gjitha, duke i futur edhe manipulimet me përkatësinë etnike del se vetëm afër 12% nga numri total i të punësuarve në administratën publike janë shqiptarë.Fondet dhe subvencionet shtetërore zbatohen vetëm për pushtetarët. Derisa situata në arsim është rënduar aq shumë, sa BDI nuk arriti të sigurojë as shkolla e as arsim shqip në shumë vendbanime siç është Çashka, Bllaca, Idrizova, Vizbegu, Manastiri, Reçica e Vogël e të tjera.Me vite premtohet zgjidhje e problemit me deponitë e egra dhe ajrin e papastër, furnizimi me ujë e kanalizim, infrastrukturë rrugore, spitale, shëndetësi e investime në bujqësi që asnjëherë nuk u realizuan, sepse po të ishin realizuar sot nuk do të flisnim ende për gjëra elementare që një shtet duhet t’ua sigurojë qytetarëve të vet.Të nderuar, në interes të kohës, këto ishin vetëm disa nga pikat kryesore që demaskojnë dhe demantojnë çdo manipulim të BDI-së me publikun. Ditëve në vijim Departamentet e Aleancës për Shqiptarët do t’i bëjnë transparente të gjitha detajet e dështimeve të ministrive përkatëse.Flakron Bexheti- Zëdhënës i Aleancës për Shqiptarët

Posted by Aleanca për Shqiptarët on Monday, February 17, 2020