Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit, kanë kritikuar punën e qeverisë në sektorin e arsimit. Thonë se institucionet arsimore shqiptare po diskriminohen në financime dhe projekte, ndërkaq kundërshtojnë, siç thonë ata, implementimin e pakontrolluar të inteligjencës artificiale nëpër shkolla.
“Në konkursin për financimin e projekteve kërkimore shkencore me interes të veçantë shkencor dhe publik për vitin 2025 (30.4 milion denarë): 4 projekte i takojnë Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” të Shkupit 1 projekt Universitetit “Goce Dellçev” të Shtipit, 0 projekte për Universitetin e Tetovës apo Universitetin “Nënë Tereza”. Në konkursin për ndarjen e fondeve për financimin e projekteve kërkimore shkencore të Institucioneve Shkencore Publike (23.7 milion denarë): 7 institute maqedonase (instituti për gjuhën maqedonase, kulturën sllave, literaturën maqedone, historinë nacionale). Vetëm një projekt për Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve, me një shumë prej vetëm 2.9 milion denarë. Realizimi i projekteve infrastrukturore me njësitë e vetëqeverisjes lokale (135 milion denarë): Financohet ndërtimi i objekteve arsimore në komuna maqedonase: Kisella Vodë, Manastir dhe Vallandovë”, thonë nga ASH-Taravari.