ASH-Taravari kritika për punësimet në Spitalin e Tetovës

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit ka kritikuar Ministrin e Shëndetësisë Azir Aliun për punësimet e fundit në Spitalin e Tetovës, duke akuzuar se janë lënë jashtë dhjetëra të punësuar që kanë punuar një kohë të gjatë aty.

“Dhjetëra punonjës shëndetësor të cilët për vite me radhë, gjatë një dekade kanë punuar me kontrata të përkohshme apo në forma vullnetare dhe janë lënë pa vendime pune të përhershme, pavarësisht nga premtimeve të përsëritura nga ministri Azir Aliu, përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve. Bëhet fjalë për personel me përvojë shumëvjeçare që kanë bartur barrën kryesore të funksionimit të spitalit dhe gjatë periudhës më kritike të pandemisë, në vend që kontribut që ky kanë dhënë në veçanti të qytetarëve të Tetovës të vlerësohet në angazhim të plotë me vendime pune, ata janë zëvendësuar në mënyrë të fshehtë dhe të pa pritur me persona të tjerë”, tha Viola Ramadani nga ASH-Taravari.