Nga Aleanca për Shqiptarët, krahu i Taravarit thonë se qeveria duhet të ndërmarrë masa për uljen e çmimeve të produkteve bazë, marrë parasysh se inflacioni ka arritur 4,5 për qind. Elfete Ismaili nga kjo parti kërkon që qeveri të ul Tatimin e Vlerës së Shtuar për produktet bazë të ushqimit.
“Kërkojmë hartim të një plani emergjent ekonomik me masa konkrete, për subvencionimin e shtresave më të goditura nga inflacioni. Ulja e TVSH-së për produktet bazë ushqimore dhe për shërbimet shëndetësore, mbështetje për prodhuesit vendor”, tha mes tjerash Ismaili.