ASH: Regjimi LSDM-BDI liroi kumbarin e krimit dhe korrupsionit, Sasho Mijallkov

Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka reaguar menjëherë pasi ish-kreu i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov doli nga burgu i Shuto Orizarës. Kjo parti opozitare akuzon partnerët e koalicionit qeveritar LSDM dhe BDI se qëndrojnë pas lirimit të Mijallkovit.

Më poshtë mund ta lexoni të plotë reagimin e ASH-së.

Gjykatat e kontrolluara nga regjimi LSDM-BDI arritën të triumfojnë kundër drejtësisë dhe qytetarëve. Sasho Mijallkov, partneri kryesor i këtij regjimi, me vendim të Gjykatës së Apelit, përfundimisht lëshohet në liri. Kjo ditë do të mbahet mend si dita më e zezë e drejtësisë në vend. Sot krimi, korrupsioni dhe regjimi u bënë bashkë për të shpëtuar kumbarin e tyre nga drejtësia, përderisa qindra qytetarë padrejtësisht mbahen në burgje. Sot ministri dhe zëvendësministri i padrejtësisë, Bojan Mariçiq dhe Agim Nuhiu duhet urgjentisht të largohen nga postet e tyre dhe ti bashkangjiten shefit të tyre të dështuar, Zoran Zaev. Sigurojmë bashkëpunëtorët e krimit dhe drejtuesit e këtij regjimi që shumë shpejtë do të vijë dita dhe do të japin llogari për çdo krim dhe padrejtësi ndaj vendit dhe qytetarëve. —————- Режимот СДСМ-ДУИ го ослободи кумот на криминалот и корупцијата, Сашо Мијалков Судството контролирано од режимот СДСМ-ДУИ успеа да триумфира против правдата и граѓаните. Сашо Мијалков, главниот партнер на овој режим, со одлука од Апелациониот суд конечно е пуштен на слобода. Овој ден ќе се памети како најцрниот ден на правдата во земјата. Денес, криминалот, корупцијата и режимот се соединија за да го спасат од правдата нивниот кум, додека стотици граѓани се држат безправно по затворите. Денес, министерот и заменик министерот за неправда, Бојан Маричиќ и Агим Нухиу под итно треба да ги напуштат нивните позиции и да му се придружат на нивниот пропаднат шеф, Зоран Заев. Ги уверуваме соучесниците во криминалот и челниците на овој режим дека многу брзо ќе дојде денот и ќе одговараат за секој криминал и неправда кон државата и нејзините граѓани. ALEANCA PËR SHQIPTARËT | АЛИЈАНСА ЗА АЛБАНЦИТЕ | THE ALLIANCE FOR ALBANIANS