ASH: Ranë maskat, Mickoski shpalosi bashkëpunimin që ka me opozitën shqiptare (Video)

Të trishtuar nga mbështetja masovike historike që populli i dha mbrëmë Frontit Europian në sheshin e Shkupit, Mickoski sot i bëri thirrje opozitës shqiptare që të shpalosin koalicionin e fshehtë dhe të bashkohen kundër shqiptarëve, kanë reaguar nga Aleanca për Shqiptarët.

“Thirrjes tonë për distancim nga deklaratat e bllokut, VMRO, LEVICA dhe ZNAM, opozita shqiptare nuk ju përgjigj por zgjodhi të hesht duke konfirmuar kështu të gjitha konstatimet tona. Mbrëmë Mickoski konfirmoi edhe skenarin për përçarjen e Aleancës për Shqiptarët dhe tentimin e dështuar për ta shuar Aleancën, por të gjithë bashkë e morën përgjigjen nga mijëra anëtarët e simpatizantët tanë. Opozitës shqiptare i bëjmë thirrje sa nuk është vonë, që të bëhen të guximshëm dhe sot të dalin publikisht të refuzojnë thirrjen e Mickoskit dhe të tërhiqen nga skenarët e rrezikshme anti shqiptare dhe anti perëndimore.
Edhe nëse jeni të kapur, të shantazhuar, të kushtëzuar nga Mickoski ose cilado strukturë tjetër, ju sigurojmë se ne do të ju mbrojmë dhe shpëtojmë, vetëm mos pranoni të shisni interesat kombëtare dhe t’i shërbeni VMRO-së, Mickoskit, Moskës e Putinit”, kanë thënë nga Aleanca për Shqiptarët.