ASh kundërshton KRrE-në! Kërkon që të zbatohet vetëm një tarifë për faturim

Aleanca për Shqiptar ka kundërshtuar edhe sot bllok tarifat e propozuara nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. Deputeti Elmi Aziri ka dalë me propozime për kategorinë konsumuese 0,4 shkalla e dytë që përfshin kategorinë industriale për biznesin e vogël, kategorinë konsumuese ndriçimi publik dhe kategoritë konsumuese në tensionin e mesëm.

“ASH në këtë pikë me qëllim që të ruhen ekuilibrat dhe që nga kjo masë të përfitojnë të gjithë konsumatorët e lidhur në këtë kategori konsumuese, 0,4 shkalla e dytë , propozon dhe kërkon që të zbatohet si deri më tani vetëm një tarifë për faturim, por pasi konjukturat financiare dhe përllogaritjet e publikuara e të prezantuara lejojnë hapësirë për korrigjime të çmimit, propozon që çmimi për një kwh për këtë kategori nga ai aktual 11,42 denarë të ulet në 9,35 denarë”, deklaroi Elmi Aziri, deputet i ASh-së.