ASH: Komuna e Likovës e diskriminuar në sferën e sigurisë

Reagim i Aleancës për Shqiptarët, Likovë

Të dashur banorë të komunës së Likovës padrejtësia ndaj nesh vazhdon në mënyrë konsistente dhe në gjitha sferat e jetës.
Pas padrejtësive qe na bëhen ne sektorin e shëndetësisë është ajo edhe në sektorin e siguris dhe dikasteret e saj.
Këta padrejtësi po na kushtojnë si në munges të shërbimeve, thithje të fondeve gjithashtu është treguesi më i mirë pse në komunën tonë kemi aq pak punsime dhe rrjedhimisht aspak mirëqenie për ne si banor të kësaj komune.
Stacione policore kemi në komuna me 7000 banor por e njejta nuk ndodh me ne edhe pse kemi 2700 banorë, dhe kjo ndodh sepse ne jemi shqipëtar dhe arsyeja e dytë, sepse udhëheqës kemi njerëz të pa aftë të cilët synim e kanë vetëm pasurimin personal dhe aspak mirqenien e banorëve.
Mungesa e stacionit policor në komunën tonë do të thotë përjashtim nga vendimmarrja kur kryhen aksionet e padrejta ndaj banorëve të komunës tonë, përjashtim nga vendimarrja kur banorët e komunës tonë gjobiten ne rrugët e komunës tonë në shumicën e rasteve vetëm për të mbushur buxhetin e shtetit.
Mungesa e stacionit policor në komunën tonë do të thotë mungesë e ofrimit të shërbimeve për te cilët banorët e komunës tonë kanë aq shumë nevojë gjë që ju kushton për një dokument të thjeshtë pritje në rradhë në stacionin e qytetit.
Mungesa e stacionit policor në komunën tonë do të thotë mungesë punsimesh, kur pa punësia tek ne është ne nivelet më të larta.
Ne jemi shtetas të këtij shteti siç janë edhe banorët e komunave tjera dhe meritojmë të gjitha të drejtat dhe shërbimet siç i kanë banorët e komunave të tjera, por para së gjithash kemi nevoj për udhëheqësi e cila mendon për ne, e jo që mendojnë vetëm si t’i fitojnë zgjedhjet e ardhshme me veprime kozmetike të cilat i kan mjet për tu pasuruar dhe për t’i ruajtur privilegjet e tyre.