ASh kërkon përgjegjësi për vdekjen e Qerimit: Të konfirmohet pafajësia e të akuzuarve në rastin “Alfa”

Nga Aleanca për Shqiptarët kërkojnë hetim mbi rrethanat e vdekjes së Rexhaië Qerimit, i dënuar për rastin Alfa. Nga kjo parti kërkojnë përgjegjësi nga autoritetet kompetente duke kërkuar shkarkime në Ministrinë e Drejtësisë dhe në kompetentët për burgjet.

“Aleanca për Shqiptarët kërkon që të hetohen rrethanat në të cilat ndërroi jetë Rexhail Qerimi. Kërkojmë shkarkim dhe përgjegjësi nga ministri për Drejtës, zv/ministri, drejtori i Drejtorisë së Burgjeve dhe drejtori i Burgut të Idrizovës, për fatin se në burg nuk ka pasur ekip mjekësorë e as autoambulancë dhe i ndjeri është dërguar në spital me automjet të policisë. Kjo nuk është një vdekje e zakonshme. Qoftë edhe përkeqësimi i gjendjes shëndetësore ka disa shkaqe, qëndrimin padrejtësisht në burg, kushtet dhe trajtimi në burgje, mungesa e kujdesit dhe trajtim mjekësor si dhe arsye të tjera të cilat mund të mos i dimë. Përveç kësaj, personat e lartëpërmendur si dhe gjykatësit e prokuroria duhet të mbajnë përgjegjësi bashkë me ata që montuan këtë rast. Urgjentisht duhet të thirret seanca dhe në bazë të ekspertizës së pavarur të konfirmohet pafajësia e të akuzuarve në rastin Alfa, si dhe të dëmshpërblehet familja Qerimi edhe pse nuk ka çmim që atyre ua kompenzon humbjen dhe dhimbjen”, tha Naim Bajrami nga ASh.