ASH i reagon zv.kryeministrit Artan Grubi

“Paska fol Artoni! Njeriu i cili në vitin 2017, deri në momentin e fundit mbronte koalicionin pro rus Gruevski-Ahmeti, me partner kryesor oligarkun e Putinit, Sergey Samsonenkon dhe që natën e 27 prillit përqafohej me djalin e Mijallkovit gjatë sulmit të përgatitur në Moskë e Beograd mbi tempullin e demokracisë”, thuhet në reagimin e Aleancës për Shqiptarët.

“Tani me partnerë të ri, regjimi i BDI-së vazhdon avazin e vjetër të lidhjeve me anti amerikanë të njohur e të sanskionuar nga SHBA, duke u ndarë tenderë milionëshe kompanive të Dodikut dhe duke emëruar ambasador në OKB Fërçkovskin e padëshirueshëm në Uashington.

Shumë shpejtë do të merr fund regjimi dhe partia që është e mbushur me njerëz dhe partnerë që janë në listën e zezë të SHBA-ve, listë kjo që së shpejti do të plotësohet edhe më shumë me emra të funksionarëve të tyre”, mbyllet reagimi i ASH-së ndaj zv.kryeministrit Artan Grubi i cili dje tha se tentativat për rrëzimin e Qeverisë në Shkup ishin skenar rus.