ASH: Duke dashur të gënjejë, Bujar Osmani pranoi të vërtetën për shitjen e Bërvenicës

Reagim i Aleancës për Shqiptarët

Zëdhënësi i BDI-së Bujar Osmani sot tentoi të manipulojë opinionin për të fshehur pazaret e tyre me LSDM për Bërvenicën, por pranoi një të vërtetë të madhe. Ai pranoi se BDI garon me dy kandidat, kryetarin aktual të kamufluar si të pavarur dhe një kandidat me sigël të BDI dhe në këtë mënyrë e përçajnë votën shqiptare. Zëdhënësi i BDI-së gënjen kur flet edhe për partinë fituese në Bërvenicë. Kujtojmë se në zgjedhjet lokale të vitit 2017, lista për këshilltarë e Aleancës për Shqiptarët fitoi më shumë vota, 1.138 dhe BDI 910. Në zgjedhjet e fundit parlamentare, koalicioni ASH-AAA fitoi edhe më shumë 1.274 vota, ndërsa BDI ra në 875.

Kujtojmë se sipas marrëveshjes së vitit 2017, që mvarej në rrezultatin e listave për këshilltarë, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa tërhoqi kandidatin në Kërçovë, ndërsa për të ruajtur të njëjtin interes, ne u tërhoqëm edhe nga Çashka ku nuk nxorëm kandidat. BDI jo vetëm që nuk u tërhoq nga Bërvenica, por atje kanë kandiduar dy kandidatë, që e pranoi sot edhe vetë Bujar Osmani.
Në këtë situatë, duke qenë para një situate të rrezikshme të krijuar nga BDI, ftojmë votuesit shqiptarë në Bërvenicë që të mos ndihmojnë këtë skenar që shkon në kurriz të tyre, por të bashkoheb rreth kandidatit të Aleancës për Shqiptarët që i njëjti të sigurojë kalimin në balotazh dhe fitoren. BDI do të duhet të mbajë përgjegjësi politike pasi të demaskohet lojra e këtillë.