ASH dhe Alternativa autorizojnë Selën e Gashin për të vendosur lidhur me takimin e Ahmetit

Aleanca për shqiptarët dhe Alternativa nuk kanë marrë vendim gjatë takimit të sotëm koordinues për ftesën e liderit të BDI-së Ali Ahmeti, për mbajtjen e tryezës së përbashkët të liderëve të partive parlamentare shqiptare.

Siç njoftojnë për Alsat nga Aleanca për Shqiptarët, në takimin e sotëm koordinues të dy partnerët të koalicionit kryesitë e partive kanë autorizuar Selën dhe Gashin për të sjellë vendim.

“Në takimin koordinues që e mbajtëm si koalicion, kryesia e ngushtë e Aleancës dhe e Alternativës autorizoi kryetarët Ziadin Sela dhe Afrim Gashi që në koordinime të vendosin për pjesëmarrjen eventuale si dhe formën e pjesëmarrjes në tryezën e partive politike shqiptare”, thonë për Alsat nga Aleanca për Shqiptarët./Alsat