ASh: Bujar Osmani është financuesi kryesor i Rusisë

Partia opozitare Aleanca për Shqiptarët nëpërmjet pretendon se ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani është financuesi kryesor i Rusisë, pasi sipas tyre “Ministria e Punëve të Jashtme rezulton se blen derivate nga kompania ruse e licencuar në vendin tonë”, transmeton TV21.

“Ka disa ditë që zyrtarët e BDI-së shpifin kundër opozitës shqiptare, ndërsa sot Bujar Osmani arriti kulmin duke akuzuar edhe qytetarët për mbështetje të Rusisë. Ai tha se blerja e karburanteve nga kompanitë ruse është ndihmë e drejtëpërdrejtë ndaj Rusisë.
Me këto fjalë Osmani bëri gabimin Frojdian dhe pranoi me gojën e vetë se ai është 
financuesi kryesor i Rusisë. Nga të dhënat zyrtare nga servisi për publikimin e shpenzimeve Ministria e Punëve të Jashtme rezulton se blen derivate nga kompania ruse e licencuar në vendin tonë. Madje disa nga furnizimet janë bërë edhe gjatë ditëve të fundit të muajit shkurt. Përveç ministrisë së Osmanit, nga e njëjta kompani ja furnizuar edhe pjesa më e madhe e Qeverisë dhe institucioneve shtetërore”, thonë nga ASh-ja duke e bashkëngjitur edhe këtë link të furnizimeve:

https://open.finance.gov.mk/mk/search?recipient=&payer=&term=%D0%9B%D1%83%D0%BA%D0%BE%D0%B8%D0%BB&payerEDB=&recipientEDB=&global_btn=global

Ngjashëm kritikuan edhe nga Lëvizja Besa.

Nga MPJ paraprakisht njoftuan se marrëveshja për furnizim me karburante nga Lukoil tashmë ka skaduar dhe se ky dikaster furnizohet nga një kompani vendase.

Ndërkaq Osmani mbrëmë në ClickPlus tha se ushtria ruse furnizohet nga kompani të derivateve të naftës, teksa përgjigjej në pyetjen se “A financojmë Rusinë me vetëdije apo pa vetëdije kur blejmë benzinë në Luk Oil?”./TV21