ASH: BDI-ja voton kundër ligjit për gjuhën Shqipe në Armatë duke u reshtuar në një vijë me VMRO-në dhe LSDM-në

Në Komisionin për mbrojtje për siguri, deputeti Halil Snopçe kërkoi që të tërhiqet propozim ligji për ndryshimet në ligjin për shërbim në Armatë, me arsyetimin që në këto ndryshime nuk është përfshirë edhe neni 5 që thotë se gjuha zyrtare është gjuha maqedone dhe shkrimi i saj qirilik.
Deputeti Snopçe kërkoi që Ministria e mbrojtjes është e obliguar të zbaton ligjet dhe kushtetunën që garanton përdorimin edhe të gjuhës shqipe, respektivisht, gjuhën që e flasin 20% të popullatës dhe që është e ndryshme nga maqedonishtja.
Ky propozim i Deputetit Snopçe hasi në veshë të shurdhër nga të gjithë të tjerit. Njëzëri u refuzua propozimi për inkorporimin edhe të gjuhës shqipe në Armatë.
Hipokrizia të jetë edhe më e madhe, dy deputetët e BDI-së ne Komisionin për Mbrojtje dhe siguri nuk e përkrahën propozimin e Deputetit Snopçe.
Fatkeqësisht, BDI-ja u reshtua përsëri me LSDM-në dhe me VMRO-në së bashku në qëndrimin që të mos pranohet vendosja e gjuhës shqipe që është obligim kushtetues, obligim ligjor, obligim sipas vendimeve të vet qeverisë me numër 120, 122 dhe 123 të vitit 2019 dhe vërejtjeve të inspektoratit për zbatimin e përdorimit të ligjeve të datës 03.03.2022.
Pra, qeveria nuk i zbaton as vendimet e saj në lidhje me përdorimin e gjuhëve.
Zv. Ministri për mbrojtje e ka sponzorizu faqen e vet ku reklamon sjelljen e këtij ligji, e nga ana tjetër nuk e mer në konsideratë gjuhën shqipe. Parashtrohet pyetja në shërbim të kujt është ky zv. Ministër?