ASH: BDI dhe nënkryetarja Arifi abuzon me shkollën në Reçicë të Vogël

Reagimi i ASH-se:

BDI dhe nënkryetarja Arifi abuzon me shkollën në Reçicë të Vogël në kohë fushate BDI në çdo formë mundohet të keqpërdor, pushtetin dhe pozitat e tyre zyrtare për qëllime politike. Edhe pse në kohë fushate zgjedhore, BDI nuk ka të ndalur me abuzimet e instrumenteve të pushtetit, duke promovuar projekte të pafilluara në kohë të zgjedhjeve.

Kjo ndodhi edhe sot, ku makineria e një kompanie që ka fituar tenderin për ndërtimin e shkollës fillore në Reçicë të Vogël kishte filluar të punojë, duke lënë përshtypje se kanë filluar punimet për ndërtimin e shkollës fillore.

Edhe pse kjo shkollë u premtua plot 20 vite nga BDI e njëjta kurrë as nuk u fillua e as nuk u mbarua. Turpi më i madh dhe i pafalshëm është kur vetëm dy javë para zgjedhjeve BDI detyron firmat e tyre kontraktuese që kanë fituar tenderin të defilojnë në atë vend, gjoja paskan filluar me punë. E rikujtojmë opinionin se çdo veprim i tillë i në fushatë zgjedhore ku bëhet keqpërdorimi i resurseve publike për qëllime zgjedhore përbën vepër penale sipas nenit 353 nga Kodi Penal, neni i parë në kapitullin 13.

Ligji zgjedhor është shumë decid kur thotë se nga sjellja e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve deri në ditën e përfundimit të tyre nuk mund të disponohet me para të buxhetit të Maqedonisë së Veriut, të komunave ku bëjnë pjesë edhe objektet publike në rastin konkret shkollat.

Ftojmë organet kompetente si ajo e Komisionit për Antikorrupsion, por edhe Gjykatën Administrative e cila është kompetente për mbajtjen e zgjedhjeve që të reagojë nëse ka bazë juridike për keqpërdorimin e resurseve publike për qëllime zgjedhore, por edhe për keqpërdorimin e pozitave zyrtare gjate kohës së zgjedhjeve.

Gjithashtu kërkojmë përgjegjësi politike edhe nga kryetarja e Komunës së Tetovës znj. Teuta Arifi, por edhe Ministri i Arsimit Arbër Ademi (i cili është bartës liste për deputet nga BDI) që të deklarohen për rastin në fjalë sepse kjo çështje bie nën kompetencën e tyre!