ASH-Alternativa me aktivitet sportiv në parkun e Sarajit

Aktivistët dhe simpatizantët e koalicionit “Tash është koha” (Aleanca për Shqiptarët-Alternativa), përmbyllën me sukses aktivitetin e përbashkët sportiv, që u mbajt sot tek “Parku Saraj”.

Të pranishëm në këtë event kanë qenë bartësi në njësinë 1 zgjedhore nga koalicioni “Tash është koha”, Skender Rexhepi – Zejdi, kandidati për deputet nga zona 1, Abdulla Saliu, bashkë me rininë e dy partive ASH dhe AAA.

“Rinia është fuqia potenciale mbi të cilët ndërtohet e ardhmëria jonë. Kjo fuqi rinore do të jetë zëri i arsyes për ndryshimin shoqëror që do të ndodh më 15 korrik tek shqiptarët”, ka thënë bartësi në njësinë zgjedhore 1, Skender Rexhepi – Zejdi. Kandidati për deputet i koalicionit “Tash është koha”, Abdulla Saliu, para të rinjve u shpreh me këto fjalë: “Aktivizimi i rinisë për ndryshime është shansi jetik që me 15 korrik t’a sjellim ndryshimin. Rinia shqiptare do t’i thotë po ndryshimit. Ju jeni ardhmëria e shoqërisë sonë”.

Ndryshe, para të rinjve fjalë rasti kishte edhe ish-futbollisti shqiptar nga Shkupi, Ertan Demiri, i cili njëherazi është edhe kandidat për deputet i koalicionit “AAA – ASH”./mia