ASh: Akuza skandaloze të Fërçkovskit! Regjimi LSDM-BDI po shkon pas hapave të Gruevskit e Mijallkovit

Nga Aleanca për Shqiptarët kanë reaguar pas intervistës së fundit të ish ministrit Lubomir Fërçkovsaki. ASh ka kritikuar Qeverinë aktuale se po tenton të vendos në funksione shtetërore një person që vë në dyshim vendimet e një ish kryediplomati amerikan.

“Regjimi aktual LSDM-BDI përfundimisht po shkon pas hapave të Gruevskit dhe Mijallkovit. Ideologu i partisë në pushtet, Lubomir Fërçkovski (në emisionin “Vo Centar”) ka akuzuar ndihmës sekretarin shtetëror të SHBA-ve, Filip Riker, se për sedër të tij personale e ka penguar të emërohet si ambasador në Uashington. Ky skandal dëmton rëndë vendin dhe qytetarët dhe flet për qasjen e regjimit aktual. Qëndrimet e këtilla të Fërçkovskit ndaj perëndimit dhe SHBA-ve, nuk na befasojnë, por duam të rikujtojmë se çfarë kuadri ka përzgjedhur Qeveria aktuale dhe MPJ. Kujtojmë opinionin se akuzat e këtilla skandaloze ndaj një kryediplomati amerikan vijnë në një kohë kur presidenti amerikan Joe Biden dhe zyrtarët e lartë në SHBA, paralajmërojnë zgjerimin e listës së zezë me politikanë dhe funksionarë të korruptuar dhe krininalizuar nga rajoni i Ballkanit, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut. Që të jetë ironia akoma më e madhe, pas refuzimit për ambasador në SHBA, Bujar Osmani të njëjtin person, e propozon për ambasador në Kombet e Bashkuara!”, thuhet mes tjerash në reagimin e ASh-së.