ASH-AAA përkrahin grafën etnike në letërnjoftime

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa do t’i përkrahin ndryshimet ligjore, që në letërnjoftime të qëndrojë edhe grafa etnike.

Ata kanë dyshime për këto ndryshime, pasi siç thotë sekretari i ASH-së, Arben Taravari, duket se në koalicion diçka nuk funksionon.

“Koalicioni ynë e përkrah këtë ndryshim në letërnjoftime që të qëndron edhe grafa etnike. Ne do ta përkrahim. As që diskutohet. Ne e shohim se diçka nuk shkon në koalicion”, tha Taravari në Click Plus.

Ai ka kujtuar që tashmë edhe VMRO-DPMNE-ja ka pranuar ndryshimet, por me kushtin që të qëndrojë “maqedonase”, dhe kjo sipas Taravarit nuk do të pranohet nga kryeministri Zoran Zaev./TV21