Asani transferohet te AIK Stokholm

Jasir Asani edhe zyrtarishtë ka arritur marrëveshje me Aik Stokhol nga Suedia. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga janari 2020.
Lajmin e bën të ditur faqa zyrtare e FK Partizani nga Tirana.
Ja njoftimi i Partizanit:
Klubi njofton sot arritjen e marrëveshjes së transferimit të Jasir Asanit drejt ekipi suedez AIK. Mesfushori me tipare sulmuese do të kalojë në formulën e huazimit te klubi suedez nga janari 2020. Klubi i AIK njëkohësisht do të ketë edhe të drejtën e blerjes së kartonit të Asanit në fund të sezonit.

24 vjeçari do të jetë në dispozicion të kampionëve të Shqipërisë edhe për dy ndeshjet e radhës ndaj Teutës dhe Vllaznisë, për të vijuar më pas aventurën e tij të re në kampionatin suedez.

Performanca mjaft pozitive e Asanit në radhët e të kuqve, me të cilët u shpall edhe kampion i Shqipërisë ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve europiane për të përfituar shërbimet e tij, por insistimi i vazhdueshëm i AIK rezultoj edhe oferta më konkrete dhe më e mirë për Asanin dhe klubin.
Klubi dëshiron të falënderoj Jasir Asanin për kontributin e dhënë me fanelën e kuqe dhe i uron njëkohësisht shumë suksese në aventurën e tij të re.
#FaleminderitKampion🔴/FK Partizani/