Kampionati suedez i futbollit në sezonin e ri 2020 do të ketë më shumë ndjekës nga Maqedonia e Veriut. Kjo për shkak të dy futbollisteve tanë, Jasir Asani dhe Egzon Bejtullai të cilët gjatë këtij afati kalimtar të janarit u transferuan te dy skuadrat e njohura: AIK Stokholm përkatësishtë Helsingborgs IF.
Dy futbollistët e njohur shqiptarë përballjen e parë mes tyre pritet ta kenë me 27 prill 2020, kur në kuadrin e javës së pestë të “Allsvenskan” Helsingborgs IF i Bejtullait në fushë të vet e prêt AIK Stokholmin e Asanit.
Kjo ndeshje është edhe derbi i javës.
Kampionati i ri suedez ose ndryshe Allsvenskan do të fillojë me 4 prill 2020, ku skuadra e Bejtullait Helsingborgs në terren të vet e prêt Varbergs, kurse AIK luan si mysafir me Hacken.
Sulmuesi 24 –vjecar Jasir Asani nga Partizani i Tiranës kaloi te AIK, kurse mbrojtësi 26-vjecar Egzon Bejtullai nga Shkëndija e Tetovës u transferua në Helsingborgs IF./Gazeta Lajm/