Asambleja Botërore e Shendetësisë

Asambleja Botërore e Shëndetësisë hodhi poshtë kërkrsën e Taivanit për të marrë pjesë në aktivitetet e kësaj organizate. Në një koment të saj CMG ndër të tjera nënvizon se : Sipas rezolutës nr. 2758 të OKB-së dhe rezolutës nr.25.1 të Asamblesë Botërore të Shëndetësisë, pjesëmarrja e Tajvanit në aktivitetet e organizatave ndërkombëtare si Asambleja Botërore e Shëndetësisë, duhet të trajtohet mbështetur në parimin e “Një Kine”

Nga viti 2009 deri më 2016, rajoni i Tajvanit i Kinës, me emrin “Tajpei Kinez”, ka marrë pjesë në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë si vëzhgues, çka ishte bazuar në Konsensusin e vitit 1992, që mishëron mbështetjen e parimit të “Një Kine” nga të dy brigjet e ngushticës së Tajvanit. Mirëpo, qysh nga viti 2016, kur mori pushtetin, Partia Demokratike Progresive e Tajvanit (DDP) ka refuzuar të njohë Konsensusin e vitit 1992 dhe ka ngulur këmbë për “pavarësinë e Tajvanit”. Kështu, nuk ekziston më baza politike e pjesëmarrjes së Tajvanit në Asamblenë Botërore të Shëndetësisë.