As Tito nuk guxonte kaq! S’ka zot ta kuptojë flirtin e pashpresë të diplomacisë perëndimore ndaj Serbisë!

Presidenti serb Vuçiç në 20 prill 2023:

“Turpi qoftë mbi ata të gjithë, gjithë vendet e  Quintit. (SHBA, Francë, Gjermani, Britani e Madhe dhe Itali). Të gjithë ata janë gënjeshtarë”.

(mediat serbe “B-92” dhe “N1info.rs”, 20 prill 2023).

Vuçiç në 20 prill 2023:

“Na thonë të hyjmë në NATO, sepse Rusia përbën  kërcënim për të gjithë. Por ne nuk mund të hyjmë në NATO, sepse NATO përbën kërcënim për Serbinë”.

(media ruse “Balkanist”, 21 prill 2023).

Vuçiç në 20 prill 2023:

“Vendet perëndimore më kanë lodhur me kërkesat e tyre për të vendosur sanksionet antiruse. Vetëm përsërisin se ne duhet të mbështesim sanksionet”.

(Gazeta ruse “Kommersant”, 21 prill 2021)

Perëndimi diplomatik po i gëlltit pa reaguar fare ndaj këtyre fyerjeve zyrtare serbe. Nuk reagojnë as pesë shtetet e Quintit dhe as nga selitë e BE dhe të NATO-s.

Asistojmë në stinën e habitëshme të pubertetit diplomatik perëndimor me ekzaltime dashurie ndaj Vuçiçit si dikur ndaj Titos. Por Tito nuk guxoi ta fyente kurrë Perëndimin në këtë farë feje, sepse Perëndimi diplomatik i asaj kohe kishte dinjitet tjetër.

Ky i sotmi sheh ëndrra mëngjesi sikur po ia heq Kremlinit Serbinë nga shtrati, dhe Serbia i hedh vicka dhe e fyen si karrocjer.

Nuk ka zot ta kuptojë flirtin e pashpresë të diplomacisë perëndimore ndaj Serbisë.

Në botë po ndryshojnë shumë gjëra, bashkë me ekulibrin e forcave.

m.a./ dita