As sot s’do të ketë korridore evakuimi në Ukrainë

Për të tretën ditë me radhë, sot në Ukrainë nuk do të hapen korridoret për evakuim.

Korridoret e mëparshme të evakuimit, të cilat kanë pasur nivele të ndryshme suksesi, kanë lejuar njerëzit të dalin nga rajonet e rrezikshme në vend dhe kanë mundësuar sjelljen e ndihmave humanitare.

Zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk, tha se bombardimet intensive po vazhdonin në rajonin Donbas të Ukrainës lindore, ku presidenti Volodymyr Zelensky thotë se Rusia ka nisur një ofensivë të re.

Ajo tha gjithashtu se përpjekjet për të hapur një rrugë të sigurtë që civilët të largohen nga qyteti jugor i rrethuar i Mariupolit kishin dështuar vazhdimisht.

“Sipas Mariupol, rusët refuzojnë të ofrojnë një korridor për daljen e civilëve në drejtim të Berdyansk”, ka shkruar ajo në rrjete sociale.

Zëvendëskryeministrja vazhdoi duke thënë se “negociatat e vështira” po zhvilloheshin në përpjekje për të mundësuar korridore humanitare në rajonin jugor të Khersonit dhe në rajonin Kharkiv të Ukrainës lindore.