“As nuk mateni dot me Krakin”, Donika Gërvalla reagon pas përplasjes mes Krakit dhe Ollurit

Pas debatit të tensionuar në një emision televiziv, ku gati sa nuk erdhi deri te përleshja fizike mes deputetit të VV-së, Nezir Kraki, dhe analistit Parim Olluri, ka reaguar edhe deputetja Donika Gërvalla.

Në një postim në rrjetet sociale, Gërvalla ka përdorur gjuhë të ashpër ndaj emisionit dhe pjesëmarrësve, duke i quajtur rrugaç.

“Televizion rrugaç..

Moderator rrugaç.

“Analist” mercenar rrugaç.

Por me prof. Nezir Krakin kot e keni. As nuk mateni e as nuk ia dilni dot. Në mes të llumit tuaj shkëlqen dija dhe dinjiteti i tij.

Marre ju koftë!”, ka shkruar ajo.